Japonia u kërkon 1.4 milionë banorëve të largohen, u rrezikohet jeta nga shirat e rrëmbyer

0
262

Japonia u kërkoi të shtunën 1.4 milion banorëve në perëndimin e vendit që të lënë menjëherë banesat pasi janë në rrezik për jetën.

Shirat e rrëmbyer që vijojnë prej ditësh kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, të vdekur dhe të zhdukur.

Nivel i lartë gatishmërie u njoftua në prefekturat e Hiroshimës, Fukuokës dhe Nagasakit, si edhe në ishullin më jugor të Kjushusë.

Prefektuara e Sagës po ashtu regjistroi 918 mm reshje për 72 orë.

Shërbimet meteorologjike thonë se mbi vend po qëndrojnë pezull një brez resh të zeza të cilat provokojnë sasi të mëdha shirash nga perëndimi në verilindje dhe pritet gjatë javës të ndalin mbi ishullin e madh të Hunshusë.

Më shumë se 150 trupa ushtarake, policë dhe zjarrfikës janë dërguar për të shpëtuar banorët në zonat e rrezikuara.

Një 59-vjeçare humbi jetën dhe dy familjarë të saj raportohen të zhdukur nga gërryerja e tokës prej lumenjve që vërshuan në Nagasaki.

Shkencërisht, fenomenet e fundit justifikohen me ndryshimet klimatike prej ngrohjes globale.

Edhe muajin e kaluar, rrëshqitjet e dheut në qytetin-rezort të Atamit vranë 23 veta ndërsa mbi 200 persona humbën jetën në 2018-ën gjatë sezonit të shirave kur u përmbyt sërish Japonia Perëndimore.

ora tv