Victoria Beckham u përball me një situatë të papritur në shfaqjen e saj të fundit të Javës së Modës në Paris, por arriti ta menaxhojë me stil.Shfaqja mori një kthesë të papritur kur aktivistët e PETA-s, Grupi për Trajtimin Etik të Kafshëve, e ndërprenë duke mbrojtur lëkurën vegane dhe kundër përdorimit të lëkurës së kafshëve në modë.
Ky demonstrim ishte pjesë e fushatës më të gjerë të PETA-s, e cila ka synuar gjithashtu shtëpi të tjera të mëdha të modës nëpër kryeqytetet e modës në botë gjatë sezonit AW24.
Pavarësisht se ka thyerje në njërën prej këmbëve për shkak të një aksidenti në palestër, ajo u ngjit në skenë duke falënderuar të pranishmit. Ajo u shfaq me paterica dhe shprehu mirënjohjen e saj, me një ngrohtësi në fytyrë.
Ky ishte një nga koleksionet e Victoria Beckam më të detajuar deri më tani, duke shfaqur një sërë kostume, fustane dhe veshje të sipërme të sofistikuara, të theksuara nga idetë unike të rrobaqepësisë dhe një nuancë ndaj estetikës së viteve 1970, e cila është bërë një siluetë kryesore për Spice Girl-in e kthyer në stiliste.
Kjo ngjarje jo vetëm që shfaqi modelet më të fundit të Beckham-it, por gjithashtu theksoi qëndrueshmërinë dhe rëndësinë e saj personale në industrinë e modës.
Top Channel