Java e parë e shkollës dhe e “harbimit” mes alkoolit, britanikët ruajnë “traditën”

0
176

Të rinjtë britanikë e kanë ruajtur edhe këtë vit traditën e të nisurit të studimeve, duke “lundruar” mes lumenjve të alkoolit dhe muzikës në klube nate.

Java e parë e shkollës në qytetet kryesore ku janë vendosur universitetet më të njohura të vendit është mbyllur duke festuar deri në mëngjes.

Mijëra studentë kanë vërshuar në klube në mbrëmjen e tyre të parë të së shtunës pasi iu urua mirëseardhja në auditorë.

Në Birmingham, policia dhe shërbimi i ambulancës ka qenë i ngarkuar përgjatë natës së të shtunës teksa të rinjtë festonin “lirinë” nga prindërit e tyre.

Disa u fotografuan duke konsumuar ushqime në rrugën e famshme për jetën e natës “Broad Street”, e të tjerë të shtrirë në tokë në gjendje të alkoolizuar në mëngjes.

Nata e disa të tjerëve përfundoi në një ambulancë, teksa mjekët u thirrën tek ata që ishin kënaqur më shumë sesa duhet në fundjavën e tyre të parë si studentë.