Java mbyllet me shi, kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin

0
2

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës.

Që në orët e para parashikohet prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike (në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër) ndërsa pjesa tjetër e territori me intensitet të ulët.