Muaji Gusht ka nisur me një bilanc tragjik përsa I përket aksidenteve rrugore.
Vetëm pak ditë pas vrasjes së 3 individëve ,Elbasani nuk gjen qetësi ku që më datë 1 Gusht një person humbi jetën në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin . Përplasja e fortë e mjetit tip “Suzuki” me mjetin tip “Benz” la të vdekur 55 vjeçarin Agim Neziri.
Vetëm 3 ditë më pasi dy aksidente të tjera përfunduan tragjikisht për Gentiana Isarajn , 43 vjeçe nga Kuçova dhe Durim Gjini banues në Elbasan të cilët humbën jetën si pasojë e goditjeve të marra.
43-vjeçarja nga Kuçova udhëtontë në aksin Elbasan-Peqin dhe mjeti I saj u përplas më dy automjete të tjera, bilanci 1 e vdekur 3 të plagosur.
Ende pa u mbyllur dita një tjetër aksident regjistrohet këtë herë në qëndër të qytetit të Elbasanit .
Duke kaluar vijat e bardha tek porta e Kalasë në Durim Gjini 57-vjeç u përplas nga një mjet tip BMW që drejtohej nga një 20-vjeçar I cili është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi u largua nga vendi I ngjarjes pas aksidentit.
Ndërkohë që një shpërthim me lëndë plasësë u regjistrua mëngjesin e datës 4 Gusht në lagjen Luigj Guarkuqi ,në lokalin e ish futbollistit të Elbasanit Mateo Toçi fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme material dhe jo humbje jete.
Elbasaniflash.al