Reperi i njohur Jay-Z u regjistrua në platformën sociale Instagram në fillim të këtij muaji, mblodhi disa milionë ndjekës dhe më pas fshiu llogarinë e tij, shkruan CNN.
Arsyeja e anëtarësimit në Instagram ishte promovimi i filmit “The Harder They Fall”.
51-vjeçari i famshëm ka shpërndarë në profilin e tij një poster të filmit, me Idris Elba dhe Regina King. Jay-Z firmos prodhimin e këtij realizimi.
Gjatë pak më shumë se 24 orëve të përdorimit të Instagramit, Jay-Z ndoqi vetëm gruan e tij Beyonce dhe ai u ndoq nga disa milionë njerëz.
Por duket se reperi nuk është emocionuar nga rrjeti social, ndaj e ka fshirë shumë shpejt llogarinë e tij – gjë që ka zhgënjyer fansat e tij.
Në të ardhmen do të vazhdojë të reklamohet vetëm në Twitter, ku aktualisht ndiqet nga më shumë se tre milionë njerëz.