Uragani Iota ka goditur Amerikën Qendrore, ndërsa ka shkatërruar shtëpitë, shtyllat e energjisë elektrike dhe bëri që lumenjtë të dinin nga shtrati.
Uragani që goditi Nikaragua verilindore të martën, ka vrarë të paktën dy persona në rajon. Iota është uragani i dytë që goditi Amerikën Qendrore këtë muaj.
Ai mori fuqi në det duke u ngritur në kategorinë e pestë të stuhive para se të prekte tokën, me erë që arrinte shpejtësinë e 260 kilometrave në orë.
Në momentit që goditi Nikaraguan u dobësua në kategorinë e katërt, por pavarësisht kësaj shkaktoi dëme të mëdha.
” Jemi në dorë të Zotit. Ne mund të vdesim. Nuk ka asgjë për të ngrënë fare,” ka thënë një banore për mediat.
Abc