Jemi thellësisht të prekur nga mesazhet”, Kate dhe William reagojnë pas rrëfimit të Princeshës së Uellsit se po lufton me kancerin

0
105

Princesha e Uellsit Kate dhe burri i saj, Princi William, janë shprehur “thellësisht të prekur”, nga ngrohtësia e publikut dhe mbështetja e dhënë, pas njoftimit për kancerin.

Pas shumë javësh spekulime në rrjetet sociale për shëndetin dhe mirëqenien e saj, Kate ka thënë përmes një video-mesazhi të premten se i është nënshtruar kimioterapisë për kancer, pas një operimi që ka pasur në bark.

Princesha 42-vjeçare ka thënë se informacioni për kancer e ka tronditur edhe atë, dhe se tani është në fazat e hershme të parandalimit.

“Princi dhe Princesha janë thellësisht të prekur nga mesazhet e ngrohta prej njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, nëpër Komonuelth dhe në gjithë botën”, është thënë në një deklaratë të lëshuar prej Pallatit Kensington sipas REL.

“Ata janë të prekur prej mbështetjes dhe janë mirënjohës për mirëkuptimin ndaj kërkesës së tyre për privatësi”.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Mbreti britanik Charles III kanë qenë vetëm disa prej figurave të larta që kanë ofruar mbështetjen e tyre për Princeshën.

Kate nuk ka treguar për llojin e kancerit që ka edhe as fazën në të cilën është duke u trajtuar.

 

Top Channel