“Jeni përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut”, Rama para shqiptarëve të Italisë: Shëmbëlltyra më rrezatuese! Thellësisht i prekur nga mikpritja

0
84

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me shqiptarët e Italisë, në vazhdën e tureve me diasporën. Në nisje të fjalës së tij ai u shpreh se ndihet i prekur nga mikpritja që i është bërë, teksa pallati i sporteve në Milano është mbushur me mijëra shqiptarë.

“Jam thellësisht i prekur nga mikpritja juaj. Dua që ta dini më ka emocionuar tej mase vala e nxehtë e përshëndetje të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar gjithë këto ditë. Flamuri kuq e zi dhe trengjyrëshi italian dëshmojnë lidhjen e dy popujve.

Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me europën. Jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikun, fuqia e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re”, u shpreh Rama.