
Këngëtarja e njohur ka paralajmëruar se do lansoj klipin e këngës së re.
Me anë të një postimi në Instagram, Jlo postoi videon e cila zbuloi pak se si do duket në klip.
Ajo në të njëjtën kohë tregoi edhe mesazhin që ka kënga e saj. Jlo, përshkruan një dashuri mes një çifti ku femra ka dashuruar më shumë se mashkulli.
Artistja e njohur në fund shkruan se mos duani askënd më shumë se vetën, po ashtu shton largohuni nga dikush dhe gjithçka që nuk iu vlerëson.
“Ajo e donte një djalë edhe më shumë se sa e donte veten … Jam shumë e ngazëllyer për ju që të shihni videon zyrtare për #Inthemorning plot simbolikë për një marrëdhënie të errët të njëanshme dhe kuptimin që ju nuk mund te ndryshoni dikë tjetër … vetëm mund te ndryshosh !!! Rritni krahët tuaj dhe largohuni nga dikush ose gjithçka që nuk ju vlerëson vërtet pas gjithçka që i keni për të ofruar, ka shkruar Lopez.
Ndryshe, Jlo do lansoj klipin këtë javë.



