Është cilësuar si një ndër femrat më të bukura. Duket se për Jennifer Lopez, divën e muzikës vitet kanë ndalur, pasi çdo herë dhe më shumë ajo shfaqet atraktive. Së fundmi, ylli televiziv ka marrë vëmendjen e të gjithëve me foton e fundit që ka ndarë në Instagram, teksa nxjerr në pah format perfekte trupore.
Lopez pas pak kohësh pauzë po rikthehet me një bashkëounim. Ajo është bërë bashkë me një ndër artistët latinë më të suksesshëm të momentit, Malumën dhe pritet që kënga të publikohet shumë shpejt.
Kujtojmë gjithashtu që këngëtarja, ka qenë në fokus të mediave rozë edhe për shkak të lidhjes me Alex Rodriguez. Dyshja u fejuan në mars të vitit që kaloi dhe Rodriguez i propozoi yllit të popit me një unazë që kap vlerën e 1 milion dollarëve. Ata planifikonin të martoheshin këtë vit, por planet ndryshuan për shkak të pandemisë. /abcnews.al/