Jep dorëheqjen drejtori i RTSH-së, Alfred Peza

0
50

Alfred Peza është dorëhequr si Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizioni Shqiptar.

Në një letër drejtuar kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, Peza njofton dorëheqjen e parevokueshme nga ky post.

Gjatë kohës që mbante këtë post, Peza ka qenë shpesh në qendër të akuzave për shkarkime masive të punonjësve të televizionit publik. Peza u përgjigj para Komisionit të Medias, duke i quajtur si fake news këto pretendime, por shtoi se u hoqën ata që nuk punonin.

Peza u zgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH në qershor 2023, për një mandat pesëvjeçar. Ai ka punuar si gazetar, drejtues mediash, por ka përfaqësuar edhe PS si deputet./abcnews.al