Jessie J feston 33-vjetorin e lindjes me një foto topless

0
187

Jessie J ka festuar 33 vjetorin e saj të lindjes në mënyrën më të pazakontë. Këngëtarja britanike ka publikuar një foto topless teksa vë në pah format trupore, krahas së cilës ka shkruar numrin 33, që simbolizon moshën e saj.

Jessie J pozoi tërësisht nudo në Instagram sot

Jessie konfirmoi romancën e saj me balerinin Max Pham, katër muaj pas ndarjes nga Channing Tatum, më të cilin ishte bashkë që prej vitit 2018. Pak kohë më parë, këngëtarja zbuloi se pas një kontrolli që kishte kryer, kishte mësuar se kishte sindromën “Meniere”, që e bën të pamundur dëgjimin.

Dyshja u panë duke ngrënë darkë së bashku

“U zgjova dhe u ndjeva sikur isha plotësisht e shurdhër në veshin tim të djathtë, nuk mund të ecja në vijë të drejtë. Mjekët më thanë që kisha sindromën e Meniere. Por jam e lumtur që shkova herët dhe ata arritën ta kuptonin shpejt se çfarë kisha. Mora mjekimin e duhur dhe tani ndihem shumë më mirë.”, u shpreh këngëtarja. /abcnews.al

Kjo vjen pasi ajo konfirmoi se ishte "single" katër muaj më parë