Ky mund të quhet një vit i mbarë për Juventusin, sa i përket martesave.
Pas njoftimit për dasmën e yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo, një tjetër bardhezi po shkon drejt altarit.
Bëhet fjalë për brazilianin Douglas Costa, i cili do të kurorëzojë së shpejti dashurinë e tij me Natalia Felix.
Lajmin çifti e ka dhënë përmes rrjeteve sociale ku nuk kanë munguar as urimet e shumta.