Johny Depp hedh në gjyq botuesit e gazetave pas shpifjeve për dhunimin e ish-partneres

0
337

Johnny Depp po hedh në gjyq gazetat “News Group” mbi një histori të botuar në “The Sun” në vitin 2018, e cila e cilësoi atë një ‘rrahës gruaje ’.

Ajo lidhej me akuzat nga ish-gruaja e Depp, Amber Heard, 34 vjeç, e cila pretendonte se aktori ishte i dhunshëm ndaj saj, gjë të cilën ai e mohon.

Seanca e sotme në Gjykatën e Lartë u zhvillua përpara një gjykimi të plotë, i cili ishte caktuar për në korrik.

Juristët e gazetave “News Group” i kërkuan z. Nicol të shfuqizojë veprimet ligjore të Depp, duke pretenduar se ai nuk ka zbatuar një urdhër gjykate për të zbuluar prova për shpifje nga procedurat që ndiqen në SHBA kundër Heard.

Juristët e Depp e kanë përshkruar lëvizjen tyre si një “pritë” dhe thanë se ishte “taktikë, thjesht për një shpërqendrim”.

Dep, 57 vjeç, besohet se ka fluturuar në Londër për të marrë pjesë dhe pritet të izolohet për 14 ditë nën rregullat e reja të karantinës në Mbretërinë e Bashkuar përpara se gjyqi të fillojë plotësisht.

Gjyqi pritet të zgjasë tre javë. Gjyqi fillimisht ishte caktuar të fillonte më 25 mars, por ai u shty për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Z. Justice Nicol ka vendosur më parë që deklaratat nga ish-partneret e Depp, Vanessa Paradis dhe Winona Ryder, mund të përfshihen në gjyq.

Të dyja gratë deklarojnë se aktori nuk ishte kurrë i dhunshëm ndaj tyre.

David Sherborne, që përfaqson Z. Depp, shpjegoi në dokumentet gjyqësore se marrëdhënia e aktorit me Paradis përfundoi në vitin 2012, pak para se Dep dhe Heard të ishin bashkë, “dhe kur ai fillimisht dyshohet të ketë qenë i dhunshëm”.

Në deklaratën e saj dëshmitare, zonja Paradis tha: “Unë e kam njohur Johnny për më shumë se 25 vjet. Ne kemi qenë partnerë për 14 vjet dhe kemi rritur dy fëmijët tanë së bashku. Përgjatë gjithë këtyre viteve unë e kam njohur Johnny të jetë një person dhe baba i sjellshëm, i vëmendshëm, zemërgjerë dhe jo i dhunshëm … Ai kurrë nuk ishte i dhunshëm ose abuziv ndaj meje.”

Aktorja Winona Ryder, e cila ishte në një lidhje me yllin në vitet 1990, gjithashtu paraqiti një deklaratë dëshmitare për Depp.

Në të, ajo tha: “Nuk mund t’u besoj akuzave të zonjës Heard. Ai nuk ishte kurrë, kurrë i dhunshëm ndaj meje. Ai kurrë nuk ishte, abuziv ndaj meje.”

Clas