Josif Kavaja ende në arrati, mbërrin në Elbasan grupi negociator

0
257

Prej 4 orësh vijon operacioni kërkimor në pyllin e fshatit Seltë për kapjen e Josif Kavajës.

Familjarët e 45 vjeçarit kanë mbërritur në fshat dhe po përpiqen të komunikojnë me të që ta bindin për t’u dorëzuar. Përveç tyre në fshatin Seltë ka mbërritur edhe grupi i specializuar negociator që do të tentojë të bëjë Kavajën të dorëzohet.

Pavarësisht se është bërë rrethimi i zonës nga policia, ai nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për t’u dorëzuar.

Sipas policisë, Josif Kavaja vijon të jetë i armatosur, gjë që ka shtuar frikën në mesin e banorëve të fshatit që janë mbyllur në shtëpi.

Terreni malor dhe temperaturat në ulje kanë vështirësuar operacionin e policisë.

Policia ka thirrur vëllain e Kavajës në vendngjarje për të komunikuar, por pa rezultat./Elbasani flash