Aktorja e njohur turke dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Meryem Uzerli, është grimuar së fundmi nga Sellma dhe Kaci.
Uzerli e cila njihet për rolin e Hurremit në serialin e njohur “Sulejmani i madhërishëm”, mori pjesë në një event të Variety, për shfaqjen e saj televizive Ru.
“Përshëndetje, po bëhem gati momentalisht në Kanë, sepse kemi një event shumë të mirë dhe të rëndësishëm në bashkëpunim me Variety për projektin tim të ri Ru. Dhe jam shumë falënderuese që kam ekipin tim më të mirë me vete, për flokët dhe grimin”, u shpreh aktorja e njohur turke.
Përveç kësaj, ajo foli Uzerli, foli edhe në shqip, duke thënë fjalët: “Ju dua”. Aktorja fitoi popullaritet të madh për rolin e Hurremit, derisa arriti që po ashtu të fitojë dashurinë e publikut shqiptar.