“Ju jeni vërtet të neveritshëm!” Përhapja e fotove në gjendje jo të mirë, Bebe Rexha reagon ashpër: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe

0
3

Këngëtarja Bebe Rexha ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pasi disa fotografi të saj në një gjendje të rënduar shëndetësore janë publikuar dhe shpërndarë gjerësisht nga mediat, me Daily Mail që duket se ka qenë një nga të parat që e ka postuar. Në postimet e saj në Instagram, Bebe shpreh zemërimin për mënyrën se si paparacët e kanë ndjekur dhe e kanë fotografuar jashtë një spitali, ndërkohë që ajo vuante nga një grip i rëndë në stomak dhe ishte e shtruar për tre ditë.

“E di që ka një imazh të caktuar timin që po merr shumë vëmendje për pamjen time. Kam qenë në spital për tre ditët e fundit me një grip të rëndë në stomak dhe ajo isha unë duke hyrë në spital. Kush pret jashtë një spitali për të bërë fotografi të njerëzve që hyjnë?! Kur do të ndalojnë paparacët së shfrytëzuari gratë në momentet e tyre më të këqija! Jam e tërbuar. As nuk mund të jesh e sëmurë në paqe”, shkruan Bebe në një nga postimet e saj.

Në një tjetër postim, ajo shënjestron Daily Mail dhe gazetaren Sonia Horon, duke e cilësuar artikullin e tyre si manipulues dhe etiketon gazetaren për mungesë etike profesionale.

“@dailymail Ju jeni vërtet të neveritshëm. Ju e dinit që ato fotografi të miat u bënë jashtë spitalit. Kush bën fotografi të njerëzve të sëmurë duke hyrë në spital dhe më pas e fokuson artikullin tek pamja e tyre?! Pse nuk thatë që ajo po hynte në spital?! Sepse e dini që është gabim. @soniahoron, sidomos duke qenë një grua, duhet të ndihesh e turpëruar për veten. B****** e neveritshme”, shkruan Bebe.

"Ju jeni vërtet të neveritshëm!" Përhapja e fotove