Ju ose fëmija juaj vuani nga parazitët intestinal; tre zgjidhje që s’ duhen lënë pa provuar

0
243

Nëse ju ose fëmija juaj vuani nga parazitët ju ka vajtur në ëndje të paktën një herë që të mos përdorni ilaçe po të gjeni një mënyrë natyrale për të shpëtuar nga ky shqetësim

Fëmijët e vegjël, janë lehtësisht pre e parazitëve duke qenë se nuk kanë higjienë maksimale. Ata më pas infektojnë dhe prindërit dhe situata bëhet më problematike.

Shenjat e parazitëve përfshijnë:

– Diarre
– Zhurmë zorrësh
– Gazra
– Fryrje
– Të përziera
– Të vjella
– Humbje në peshë
– Ka raste që parazitët janë të dukshëm në jashtëqitje

Mënyrat më të thjeshtë për të kuruar parazitët në kushtet e shtëpisë janë:

– Farat e papajas – Këto fara të përziera me mjaltin janë një ilaç i mrekullueshëm. Këshillohet të përdoret për më shumë sesa dy javë dhe që në javën e parë ka rezultat, këshillon Living.

Farat e kungullit – Janë të pasura në aminoacide dhe kanë veti të larta antibakteriale. Kërkime të bëra dhe të publikuara në International Journal of Molecular Sciences, tregojnë që përdorimi i farave të kungullit redukton parazitët.

– Dietë – Një dietë që eliminon sheqerin, alkoolin, kafen dhe drithërat dhe përdorim i madh i hudhrës ka rezultuar shumë efektive në largimin e parazitëve. /Telegrafi/