“Ju theu makaronat në sy tifozëve italianë”, flet shqiptari: Kisha dy orë e gjysmë që i mbaja nën sqetull

0
70

Një tifoz shqiptar, i cili mban në duar makarona dhe i ‘thyen”, përballë tifozerisë italiane u bë viral në rrjet. Ndërkohë, që një nga tifozët italianë ulet në gjunjë dhe bën sikur qan. Më pas gjithçka kalon me të qeshura.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, tifozi që bëri këtë gjest viral ka folur nga Gjermania. Nexhat Domi ka zbuluar se makaronat i ka mbajtur për dy orë e gjysmë në sqetullë dhe i ka blerë 50 cent.

Ai ka theksuar se jeton në Norvegji, por ka shkuar në Gjermani për të parë të gjitha ndeshjet, në të cilat luan Kombëtarja Shqiptare.

“Një moment u frikësova, a mund ti thyejë a jo. dy orë e gjysmë i kam mbajtur nën sqetullë dhe kam parë që nuk reaguan. Kur i pash, thash o sot, o kurrë.

I bleva 50 cent një pako. Unë i ha makaronat, jam përdorues, siç duket jam i shëndetshëm.

Tani për momentin jam në Gjermani, po presim ndeshjen e radhës ku do të luajë Shqipëria. Vij çdo vit në Shqipëri, shkoj në Vlorë, por më duket shumë nxehtë”, u shpreh ndër të tjera Domi./abcnews.al