Prej 10 ditësh banorët e qarkut të Korçës janë të bllokuar pas shembjes së aksit Librazhd- Prrenjas, ndërsa janë të detyruar që të ecin në këmbë për të kaluar në anën tjetër të rrugës pas perimetrit të sigurisë. Qytetarët shprehen se situata është e papërballueshme, si nga ana fizike ashtu edhe ajo ekonomike.
Aksi Librazhd-Prrenjas është I bllokuar tashmë prej 10 ditësh pas shembjes së rrugës në zonën e njohur si Arrat e Gurrës. Qytetarët janë ata që e vuajnë më shumë mungesën e një rruge kalimi, pasi u duhet të ecin në këmbë për kilometra të tëra çdo ditë për të kryer aktivitetet e përditshme.
Qytetarët shprehen se një situatë e tillë me rrugët nuk është parë ndonjëherë më parë. Ata i bëjnë thirrje shtetit që të marrë masa sa më shpejt, pasi kjo situatë është e papërballueshme.
Përveç kostos së shtuar për rrugën, lodhjes fizike për të kaluar në segmentin e rrugës së shembur, qytetarët duhet të përballojnë edhe rritjen e çmimeve të ushqimeve.
© SYRI.net


