Pamjet apokaliptike vijnë nga Librazhd-Prrenjas, në vendin “Arrat e Gurrës”, ku duket se asgjë nuk ka ngelur nga rruga e vjetër. Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për BalkanWeb pamjet me dron, ku shihet se si është transformuar rruga pas rrëshqitjeve të dherave.
Asfalti është çarë, ndërsa ura është ndarë në dysh, duke bërë që dëmtimet të jenë tejet të rënda.
Aktualisht rruga është mbyllur që prej të shtunës, ndërsa qarkullimi i automjeteve bëhet në rrugë alternative, nga Moglica.


