Jurgis Çyrbja, i pandehur/ SPAK i komunikon katër akuza

0
24

Jurgis Çyrbja është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Këtë të premte, Çyrbja u paraqit për herë të dytë brenda pak ditëve, në ambientet e SPAK.

“Bëhet fjalë për shpërdorim detyre në 4 raste, nga një kallëzim i bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në vitin 2201. Bëhet fjalë për hetime kur ky i fundit ka drejtuar për disa vite Kadastrën e qytetit të Durrësit. SPAK, i ka komunikuar akuzën e shpërdortimit të detyrës. Çyrbja nuk ka preferuar të jape sqarime”.

Ai i tha gazetares Hoxha se mandatin e ka lënë për arsye shëndetësore, ndërsa i pyetur se për çfarë hetohet, ka thënë për një çështje në kohën kur drejtonte Hipotekën.

Gazetarja Anila Hoxha: Për çfarë ishit në SPAK?

Jurgis Çyrbja: Ishim për të dhënë sqarime për një çështje

Gazetarja Anila Hoxha: A ju komunikua akuza?

Jurgis Çyrbja: Për informacione pyesni në SPAK

Gazetarja Anila Hoxha: Për kohën kur ishit drejtues?

Jurgis Çyrbja: Për kohën kur isha drejtues i hipotekës kisha disa sqarime për të dhënë

Gazetarja Anila Hoxha: Keni statusin e të akuzuarit?

Jurgis Çyrbja: Duhet të flisni me SPAK

Gazetarja Anila Hoxha: Po mandatin pse e dorëzuat?

Jurgis Çyrbja: Ashtu e kam një gjendje shëndetësore që duhet të kurohem