Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij nga udhëheqja e Partisë Liberale, të cilën e mban prej 11 vitesh.
Njëkohësisht ai bëri të ditur se Parlamenti i Kanadasë do të shpërndahet më 24 mars për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare
“Parlamenti ka qenë i paralizuar për muaj të tërë pas asaj që ka qenë sesioni më i gjatë i një parlamenti të pakicës në historinë kanadeze. Këtë mëngjes e këshillova Guvernatorin e Përgjithshëm se na duhet një seancë e re parlamenti. Kërkesa u pranua dhe Parlamenti do të pezullojë punën deri më 24 mars”, shtoi ai.
Trudeau, lider i Partisë Liberale për 11 vjet dhe kryeministër për nëntë vjet, po përballej me një sërë krizash në rritje, që nga kërcënimet tarifore të Donald Trumpit deri te dorëheqja e aleatëve kryesorë dhe sondazhet katastrofike të opinionit.
Dorëheqja e tij do të shihet si kryeministri që zgjedh të kërcejë përpara se të shtyhet, përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më vonë këtë vit, të cilat ai pritet të humbasë gjerësisht.