Juventusi e do me çdo kusht Paul Pogbën.
Juventusi ka nisur bisedimet me agjentin Mino Raiola për rikthimin e Paul Pogbasë në Torino.
Aventurës së francezit me Manchester Unitedin po i vjen fundi dhe do t’i pëlqente një rikthim te ‘Zonja e Vjetër’, edhe pse nuk e ka mohuar asnjëherë se dëshiron të luajë në Real Madrid.
Por, kjo dëshirë nuk iu realizua as në vitin 2019, as në vitin 2020 kur shpërtheu pandemia, dhe ndoshta opsioni më i mirë është atje ku e duan, ku e njohin dhe ku u zhvillua si lojtar, Juventusi.
Ai ka luajtur me fanellën e klubit italian 178 takime, ka shënuar 34 gola. /Gazeta Express/