Ka ende një pasiguri të madhe rreth së armdhmes Sergej Milinkovic-Savic.
Serbi është një prej protagonistëve të paralajmëruar të ndeshjes së sotme ndaj Juventusit. Sipas “Corriere di Roma”, Lazio dëshiron të rinovojë me mesfushorin, të shqetësuar pasi kontrata i skadon në vitin 2024. Në rast se nuk mund të arrihet një marrëveshje brenda një kohe të shkurtër, agjenti i tij Kezman do të ketë detyra për të mbledhur oferta nëpër Evropë.
Situata më e nxehtë është në Angli, të cilat kanë tepër interes për Milinkovic Savic, por tashmë thuhet se edhe Juventus dëshiron të futet në garë për të gjatë merkatos së verës./ h.ll/abcnews.al