Sportitalia ka shkruar sot se Juventusi ka filluar negociatat me Romën për Edin Dzeko si një alternativë për Arkadiusz Milik apo Alvaro Morata
Trajneri i ri, Andrea Pirlo duket se kërkon një sulmues i cili punon shumë në qendër të sulmit e që mban topin e pason të shokët e skuadrës si dhe shënon gola.
Milik është lidhur gjatë me një kalim në Torino, sa ishte në stol Maurizio Sarri, por Napoli dëshiron 50 milionë euro për polakun.
Ish shoku i skuadrës së Pirlos, Morata është një opsion tjetër, por ai për momentin po vuan për minuta në Atletico Madrid.
Sipas kanalit televiziv Sportitalia, Juventus tashmë ka filluar bisedimet fillestare me Romën për Dzekon.
Bosnjkaku është në Serie A prej 2016 dhe ka kontratë me Romën deri në qershorin e vitit 2022.
Dzeko ishte edhe në radarin e Interit verën e kaluar por ai vazhdojë kontratën me Romën.
Ai ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 14 asiste në 43 ndeshje për Giallorossi këtë sezon. /GazetaExpress/