“Ka lidhje të forta me policinë e Durrësit”, Klevis Alla zbulon pse nuk e përmendi Nuredin Dumanin në vrasjen e vëllezërve Haxhia: Më kërcënoi se…

0
210

Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia e ndoshur më 27 prill të vitit 2020, te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit, duket se po shkon drejt zbardhjes së plotë përmes deklarimeve të të penduarit të drejtësisë Klevis Alla.

Alla në dosjen e SPAK thekson se ka qenë ai i cili i ka nxjerrë në prit vëllezërit Haxhia duke i marrë në telefon për t’i dhënë lekët e një borxhi. Sipas tij takimi u la te tregu i makinave, ku Talo Çela dhe Nuredin Dumani i ekzekutuan me breshëri kallashnikovi, teksa ai vetë ngiste makinën e ekzekutorëve.

Vrasja e vëllezërve Haxhia sipas Allës ishte projektuar ndryshe, pasi Talo Çela dhe Nuredin Dumani kontraktuan Enver Divën dhe Besian Xhixhën për të kryer krimin, por infektimi me COVID i Divës, ndryshoi të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe bëri që Talo Çela me Dumanin ta kryenin vetë ekzekutimin.

“Nuredini me tha; ‘ata do të vrasin Besmirin’. Xhixha e Diva thanë se vrasja behej se vendi ishte i mirë dhe më kërkuan mua si shofer.”, mësohet të jetë shprehur ai gjatë dëshmisë së tij.

Sipas Klevis Allës Nuredin Dumani është një person shumë  i rrezikshëm, me lidhje të forta në Policinë e Durrësit.

Duke u ndalur tek fakti se pse nuk e përmendi si fillim emrin e Dumanit, ai deklaron se ky i fundit e kërcënoi se do t’i vriste motrën.

“Se tregova emrin e Dumanit se me kërcënoi se do me vriste motrën. Besian Xhixha një natë qëndroi në shtrinë e Nuredin Dumanit”.

Kujtojmë se dje u arrestuan Besian Xhixha dhe Enver Diva nga Fushë-Kruja, të cilët nesër paradite do të dalin para GJKOO-së ku do të jepet dhe masa e sigurisë.

Fax web