“Ka lindur burrë, është transgjinore” Zonja e parë e Francës padit nxitësit e thashethemeve

0
192

Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron pritet të ndërmarrë hapa ligjore mbi thashethemet e qarkulluara në Twitter se ajo ka lindur burrë dhe jo grua.

Ajo u vu në shënjestër në mediet sociale me pretendimet e rreme, pasi ato u publikuan në një faqe interneti të ekstremit të djathtë në shtator dhe më pas nga teoricienët e konspiracionit. Thashethemet nisën kur revista e krahut të djathtë Faits et Documents botoi një artikull duke pretenduar se kishte kryer një hetim tre-vjeçar ndaj zonjës Macron dhe se teoria e saj u mbështet nga shumë ekspertë.

Skandali ka vijuar edhe me pretendimin se 63 vjeçarja është quajtur Jean-Michel Trogneux.

Sipas gazetës prestigjoze “Le Figaro” për disa ditë në muajin dhjetor, hashtagu #JeanMichelTrogneux ishte në trend në Francë në Twitter.

Gruaja presidentit francez Emmanuel Macron tani do të padisë nxitësit e teorisë së konspiracionit. Avokati I Brigitte, Jean Ennochi e ka bërë me dije këtë gjë për agjencinë e lajmeve franceze AFP.

Kjo nuk është hera e parë që zonja Macron vihet në shënjestër që kur bashkëshorti i saj u zgjodh në vitin 2017 si president i Francës.