Ka luajtur me të dyja skuadrat, Beckham: PSG-Real Madrid është ëndërr e çdo tifozi

0
161

Ish-futbollisti britanik David Beckham e konsideroi takimin e së martës mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, dy skuadra për të cilat ka luajtur vetë, një ëndërr për çdo tifoz.

“Nëse shikojmë lojtarët, historinë e këtyre dy skuadrave, pasionin e tifozëve në të dyja qytetet, kjo ndeshje është një ëndërr për çdo tifoz”, – tha ai në një video të shkurtër të publikuar nga PSG, klub ku e përfundoi karrierën më 2013.

Parizienët dhe Real Madridi, ku kaloi katër sezone deri në vitin 2007, do të takohen në Paris në ndeshjen e parë 1/16 të Ligës së Kampionëve. “Më vjen mirë që nuk do të jem në stadium.

Do të ishte shumë emocionuese dhe spektakolare të shihja dy skuadra për të cilat kam luajtur, por të them të drejtën preferoj të jem në shtëpi, para televizorit tim. Do të festoj çdo gol, pa marrë parasysh se kush shënon”.

Kjo ndeshje sipas tij do të jetë “shumë emocionuese”, pavarësisht se çfarë do të ndodhë: “Mendoj se mund të jetë një ndeshje shumë sulmuese. Dy skuadra të mëdha përballen me njëra-tjetrën, dy nga skuadrat që janë më emocionueset për momentin. Nëse i krahasoni, janë të dyja skuadrat lidere në kampionateve të tyre, kanë trajnerë dhe lojtarë të mëdhen