Kafshime në trup dhe goditje me sëpatë/ Burri bën për spital gruan, e rreh në sy të 3 vajzave të mitura (EMRI)

0
190

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ka përfunduar duke marrë mjekim në spital.

Sajmir Mersini banues në Levan akuzohet për veprën penale dhunë në familje.

Burime bëjnë me dije për Fax News se burri ushtronte dhunë ndaj gruas në prani të 3 vajzave të mitura.

Ai i ka shkaktuar asaj plagë nga kafshimi si dhe e ka goditur me sëpatë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje””, njofton policia e Fierit.