“KALAJA NË MENGËL” DESTINACIONI MË I RI TURISTIK NË ELBASAN (VIDEO)

0
245

Një tjetër objekt kulturor me vlera të mëdha historike është “zbuluar” në Elbasan.Pas shumë dekadash drejtoria e trasgëgimisë kulturore ka filluar investimin në një nga vendet që pritet të jetë destinacioni i verës. Kalaja e Mengëlit.

Pas bazilikës paleokristiane në qëndrën e qytetit  zbulimi I radhës , është Kalaja e ndodhur në fshatin Mengël, e cila përfaqëson një ndërtim ushtarak të realizuar në kohën e sundimit të perandorit Justinian ku edhe nga kjo lartësi kontrolloheshin plotësisht lëvizjet në rrugën Egnatia që kalonte në fundin e kodrës.Për drejtuesin e trashëgimisë kulturore kjo kala që është bërë e aksesueshme për vizitorët do jetë një atraksion më tepër për turistët që do vizitojnë Elbasanin ndaj u vendos të investohet në të.

Bashkia e  Elbasanit I ka kushtuar  një vëmëndje të veçantë  këtë vit destinacioneve  turistike, patjetër Kalaja fushore në qendër të qytetit është një nga destinacionet kryesore, por  gjithashtu  nuk është lënë pas dore edhe destinacionet e tjera turistike, siç është “Ad Cuintum”, si edhe shumë të tjera për ta bërë qytetin Elbasanit me një guidë të plotë.