Adriana Kalaja dhe Blendi Himçi kanë kallzuar në SPAK, Gledian Llatjen kryetarin e bashkisë Elbasan për krime zgjedhore.
Sipas Himcit janë punsuar disa persona si tek pyjet dhe shërbimet e fshatrave persona për të cilat ka dyshime se jane bërë punësime fiktive.
Ky është kallëzimi i parë publik qe prej krijimit të taskfocës nga SPAK për krimet zgjedhore.
Adriana Kalaja tha se i takon SPAK të tregojë se e ka seriozisht hetimin e krimit zgjedhor, pas ngritjes së Task-Forcës në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të zgjedhjeve parmalentare të 11 majit.
‘Edhe ky kallëzim i sotëm është një shans në duart e SPAK dhe Altin Dumanit, që Task-Forca është ngritur seriozisht për hetimin ndaj krimit zgjedhor. Do vijojmë me denoncimin e krimit zghjedhor’, u shpreh ndër të tjera Kalaja.
ora news