SHBA– Aktori i njohur i filmave dhe stand up komedive Kevin Hart ka zbuluar se ka qenë i infektuar në të njëjtën kohë me Tom Hanks me koronavirus.
Hart pranoi se ishte prekur nga Covid-19, por me aq sa kuptohet, simptomat për të kanë qenë të lehta dhe gjithçka ka kaluar shpejtë.
Pyetja e vetme e fansave ishte: pse komediani i tyre i preferuar nuk e ndau lajmin me ndjekësit që në fillim?
“E kam pasur në të njëjtën kohë me Tom Hanks, dhe nuk mund të them asgjë, sepse ai është më i famshëm se unë”, ka thënë Hart.
Bashkëshortja e Hart është në pritje të një fëmije, ashtu sikurse çifti janë prindër të 2-vjeçarit Kenzo Kash. Familja e Hart nuk është prekur nga koronavirusi dhe situata ka kaluar lehtë.
(A.B)/Dosja.al