Ndërron jetë Aurel Jacellari 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut. Rreth orës 18:00, në momentin që është futur në liqenin e Ohrit për t’u larë ka ndërruar jetë.
Në trupin e viktimës, nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se 44-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Një qytetar ka treguar se e kanë parë rastësisht pranë bregut të liqenit dhe më pas e kanë nxjerrë me skafin në foton e mësipërme.
- Qytetari: Duke kaluar rastësisht ishte një i mbytur aty pranë bregut. Erdhën me skafin e nxorëm. Thonë që është maqedonas jo shqiptar, rreth moshës 40 vjeç. Erdhën shokët e tjerë me skaf dhe e nxorëm.
- Qëlluam rastësisht, kur e pamë.
Njoftimi i Policisë: Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 29.06.2023, rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.