Kaluan 300 të parët, pala greke vë kordon në Kapshticë, dhjetra makina në radhë

0
241

Situata në Kapshticë vijon të mbetet e bllokuar edhe mëngjesin e kësaj të diele (30 gusht).

Pasi kufiri është hapur në orën 06:00, pas rreth 2 orësh dogana pezulloi punën pasi u plotësua kuota prej 300 kalimesh.

Shumë qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar dhe presin kalimin në Greqi duke krijuar rradhë të gjata automjetesh.

Ndërkohë kanë kaluar vetëm ata persona që kanë qenë në pritje që prej ditës së djeshme (29 gusht).

Gjithashtu është vendosur dhe një kordon për bllokimin e qytetarëve.

Drejtoria vendore e kufirit dhe e Migracionit Korçë ka njoftuar se për ditën e sotme nuk do të ketë më kalime në këtë pikë kufitare.

Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve që të mos nisen drejt kësaj pike duke qenë se pala greke ka pezulluar punën.

ora news