Festuan ndërrimin e viteve pranë familjeve të tyre dhe sot një pjesë e madhe emigrantësh po largohen nga Shqipëria.
Në pikën kufitare të Kakavijës që në orët e para të mëngjesit ka pasur një fluks të shtuar të shqiptarëve të cilët po udhëtojnë drejt Greqisë. Kanë pritur në radhë 30 minuta deri një orë.
Pala shqiptare po punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2.
Gjithashtu kthimi në Greqi i emigrantëve pas festave të fundvitit ka sjelle fluks të lart lëvizjesh në pikën doganore të Kapshticës. Dhjetëra mjete janë në pritje për të lënë territorin shqiptar, kurse fluksi i hyrjeve nga Greqia këtë të hënë ka qene i ulët.
Here pas here ne token neutrale krijohet radhë e gjate mjetesh, por ritmet e punës te policisë kufitare në të dyja anët e kufirit janë te larta.
Për të përballuar fluksin policia doganore në Kapshticë ka hapur 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa pala greke punon me dy sportele në hyrje./abcnews.al/