“Kam mall për të rënë në dashuri”, Ronela Hajati habit me deklaratën

0
289

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka qëndruar larg vëmendjes së mediave prej disa kohësh, duke mos sjellë asnjë projekt të ri muzikor. Megjithatë në rrjetet sociale, ajo vazhdon të jetë shumë aktive.

Së fundmi, Ronela ka treguar se e ka marrë malli të bjerë në dashuri, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

“Më mungon të bie në dashuri”, ka shkruar këngëtarja në një video të mbrëmjes së djeshme. Në këtë mënyrë, ajo ka lënë të kuptohet se është single.

Më herët, Ronela u komentua shumë për lidhjen e dashurisë me artistin Young Zerkën, e cila përfundoi disa kohë më parë dhe në asnjë moment nuk u pranua plotësisht nga të dy./abcnews.al