“Kam të ruajtur të gjithë bisedën me kërcënime”, shantazhohet ish-kryebashkiaku i Mallakastrës: Më dërguan foto e video të modifikuara me imazhin tim

0
22

 Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, është shantazhuar me foto e video të tijat, për të cilat thotë se janë të modifikuara. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kapllanaj deklaron se fotot e videot i janë dërguar gjatë natës nga një person, i cili i ka kërkuar të paguajë një shumë të caktuar parash, pasi në të kundërt do t’i shpërndante te miqtë e tij. Gjithashtu ish-kryebashkiaku shton se do ta referojë rastin pranë organeve ligjzbatuese.

POSTIMI I PLOTË:

Pershendetje miq të mij! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im!

Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj! Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim.

Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertet. E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!

“Kam të ruajtur të gjithë bisedën me