“Kam tritol me vete”, 35 vjeçari hyn me makinë në gjykatë dhe alarmon policinë

0
101

Mëngjesin e sotëm, gjykata e Apelit të Athinës është alarmuar pasi një person i panjohur ka hyrë me makinën e tij në parking, nga hyrja e rrugës Loukareos.

Burimet bëjnë me dije se burri rreth 35 vjeç pretendonte se kishte futur në automjet lëndë plasëse dhe lëndë narkotike, por hetimet e para nga TEEM nuk i verifikuan fjalët e tij, shkruajnë mediat greke.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e motivit të sulmuesit.