Modelja Iva Aliko ka hequr dorë nga gjithçka për të ushtruar në palestër si profesioniste e vërtetë dhe i gjithë mundi i është shpërblyer pasi u shpall kampione e Shqipërisë në “Body Fitness” në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding.Transformimi i saj i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi më parë komentohej për format bombastike dhe për sensualitetin, ndërsa tani ka më shumë muskuj falë stërvitjes dhe regjimit ushqimor.Aliko ka rrëfyer se pasioni i saj momentalisht është bodybuilding dhe ka hequr dorë nga jeta e natës, për të mos u tunduar nga alkooli.
Fatmirësisht kam pasur fatin që të kem një gjenetikë gati perfekte edhe kur nuk jam stërvitur si tani! Celulit thuajse nuk kam pasur fare, kam pasur forma me bollëk atje ku i duhen një femre. Thjesht është një pasion, momentalisht ky është pasioni im”, tha ajo.
E pyetur se kur ka pasur më shumë sukses me meshkujt, tani apo me format e mëparshme, Iva tha: “Në të dyja periudhat”.
“Unë kam sukses me meshkujt si me këto forma, ashtu edhe me format që kam pasur në fillim”, u shpreh ajo, duke shtuar se në preferencat e saj nuk janë meshkujt e palestruar. “Kam kritere të tjera për meshkujt”, tha Aliko.
Syri