Jetnor Zhaboli i cili kishte blinduar banesën e tij me kameria sigurie. Në çdo dhomë ai kishte vendosur kamera dhe sa herë dilte nga shtëpia kërcënonte familjarët që askush të mos dilte jashtë. Ndërsa i monitoronte nëpërmjet kamerave.
Gjithashtu nga pamjet e siguruara nga shihen edhe kamerat e vendosura edhe në hyrje të banesës së 35-vjeçarit.
(35-vjeçari; Jetnor Zhaboli)
35-vjeçari ishte me profesion ekonomist. Ndërsa celularëve të tyre u bllokonte valët që të mos kishin kontakte me asnjë person jashtë banesës.
Sipas policisë ai kishte instaluar kamera edhe në tualetin e banesës. Prej fillimit te marrëdhënies sipas hetimeve ka qenë xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës është bërë edhe më agresiv.
/abcnews.al/