Kamerat s’punonin në burgun e Peqinit, Gent Progni denoncon: Hajduti më i madh i tenderave të AKSHI-t, fitues në tenderat e SPAK

0
284

Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë i dënuari Arben Lleshi dhe u plagos një tjetër, nga Sokol Mjacaj, tronditi të gjithë opinionin publik.

Ditën e sotme u mësuan detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje, ku kamerat e sigurisë në burg nuk punonin , njësoj edhe skaneri.

Në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe eksperti i IT Gent Progni, ku shkruan se tenderi 6 milion euro nga AKSHI për kamera u fitua nga kompania ABS, e të afërmit të kryeministrit Edi Rama.

Progni ndërkohë i bën thirrje SPAK që të nis hetimet por në një foto të publikuar nga ai, duket se e njëjta kompani është ajo që ka fituar disa tendera në Prokurorinë e Posaçme.

Postimi i Prognit:

Kamerat e burgut te PEQINIT – 6 mil euro tender nga AKSHI e fituar nga ABS (baxhanaku Edi Rames) , ALBASCAN, RealCom! Prej muajsh kamerat nuk punonin! SPAK te hetoje! Apo nuk ka ca te hetoje se vete SPAK i jep llokma te medha per serverat ABS – Advanced Bussines Solutions ! Pra hajduti me i madh i tenderave te AKSHI , fitues i tenderave te prokurorise se posacme kunder korrupsionit! Ne presim nga drejtesia e re … A e di SPAK per kompanite e Gerond Mece ne Qipro ???