Kamionçina me gurë i bie në oborrin e shtëpisë, humb jetën 55 vjeçari në Bulqizë

0
74

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Bulqizë, ku një kamionçinë me e ngarkuar me gurë ka rrëshkitur dhe rënë në oborrin e një banese duke i marrë jetën 55 vjeçarit.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtushaj në Bulqizë, ku shtetasi A.T., 39 vjeç,  duke ngarkuar  automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur  duke rënë në banesën e shtetasit  I.D.,  rreth 55 vjeç.

Fatkeqësisht 55 vjeçari në momentin e rënies së mjetit ka qenë në oborrin e banesës, dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç,  duke ngarkuar  automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur  duke rënë në banesën e shtetasit  I.D.,  rreth 55 vjeç.

Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe  për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur  automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e  Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al