Kamionçina përplas motorin në Lezhë, 2 persona në gjendje të rëndë

0
115

Një aksident është regjistruar rreth orës 12:49 minuta të 23 marsit në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Një automjet tip ” Ford ” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me një motor i cili drejtohej nga A.M dhe pasagjer ishte shtetasi F.P.

Dy personat që udhëtonin me motor kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.