Trafikantët nuk po zgjedhin vetëm pronat private por edhe atë shtetërore për të kultivuar kanabis sativa. 1302 raste të tilla janë evidentuar vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti. Po ashtu në ndihmë të policisë shqiptare kanë ardhur edhe agjentë e huaj të cilët një javë më parë përfunduan misionin e tyre duke zbuluar 40.500 bimë në territore malorë.
Kultivimi i kanabisit nuk po kryhet vetëm në prova private por edhe në ato shtetërore. Sipas të dhënave të siguruara nga OraNews nga fillimi i Janarit efektivet e policisë tek sektori i narkotikeve kanë zbuluar 1302 raste ku bima e hashashit ishte mbjell në tokë shtetrore.
Krahas tyre edhe 45 raste të tjera janë zbuluar në tokë private ku gjithsej në këto ambjente te hapura janë asgjesuar 98.401 bimë.
Shifrat e 9 muajve të parë flasin për 213 persona të cilët janë implikuar. Por në këtë këtë veprimtari nuk rezultojnë të përfshirë vetëm qyetarë të thjeshtë. Sipas shifrave zyrtarë janë proceduar penalisht 107 persona, ku 32 punonjës të OSHEE, 42 kryeplakë fshati dhe 1 punonjës policie, 32 inspektor pyjor, për veprat penale “Shpërdorim detyre” e “Moskallëzim krimi”
Synimi ka qënë goditja e rasteve ku droga kultivohet në ambjente te mbyllura. Janë 22 raste të cilët sipas policisë kultivuesit kanë zgjedhur këtë metodë.
Me 31 tetor ka përfunduar edhe missiooni i agjendeve italiane për sa i përket vëzhgimit nga ajri.
Sipas shifrave homologet italiane i kanë referuar shqiptarëvë 826 kordinata të sakta për prezencë të bimëve narkotike. Në misionin e tyre të filluar që prej muajit maj kanë zbuluar më shumë se 40 mijë bimë kanabisi.