Zgjerohet rrethi i personave të përfshirë në çështjen e kultivimit të kanabisit në Përmet, raporton Fax News.
Burime bëjnë me dije se është vënë në pranga kryeplaku i Frashërit në Permet Klodjan Mustafa, 43 vjeç.
Arrestimi i tij u pasua me një tjetër veprim nga ana e Prokurorisë së Përmetit, për detyrim paraqitje inspektorët e Policisë së zonës së Frashërit, Dhimitër Shyti, dhe Maltin Dalilaj.
Ndërkaq po me detyrim paraqitje është vendosur edhe për inspektorin e Zonave të Mbrojtura në Përmet, Joan Allamani.
Të gjitha këto veprime ndaj uniformave blu, janë ndërmarrë pas sinjalizimeve nga SHÇBA Vlorë, dhe lidhen me një parcelë kanabisi që është zbuluar në këtë zonë përgjatë muajit shtator.
Kjo është shoqëruar po dje me pezullimin nga detyra deri në sqarimin e rrethanave të shefit të Komisariatit të Përmetit, Petrit Gjokaza, ndërsa mbahet në arrest shtëpie ish shefi i krimeve të Komisariatit të Permetit, Shpëtim Makashi.