Kanada: 10 të vrarë dhe 15 të plagosur, policia ngre alarmin për dy persona që sulmuan me thikë në 13 lokacione

0
114

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në provincën qendrore Saskatchewan të Kanadasë, thotë policia, raporton BBC.

Viktimat u gjetën në 13 lokacione, duke përfshirë James Smith Cree Nation dhe Weldon.

Dy të dyshuar që policia i identifikoi si Damien Sanderson, 31 vjeç dhe Myles Sanderson, 30 vjeç, janë në arrati dhe konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm.

Banorëve u është thënë të strehohen në vende të sigurta duke ngritur alarmin për persona të rrezikshëm.

“Bëni kujdes, me njerëzit e tjerë që hyjnë në rezidencën tuaj,” tha Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) Saskatchewan, duke u kërkuar banorëve të mos marrin as autostope.

“Të dyshuarit mund të jenë në [automjet] Nissan Rogue të zezë,” tha policia, duke paralajmëruar këdo që sheh burrat ose makinën të qëndrojë larg dhe të thërrasë policinë.

Në një konferencë të dielën vonë, oficerja komanduese e Saskatchewan Rhonda Blackmore paralajmëroi se mund të kishte më shumë persona të plagosur që ishin dërguar në spital.

Ajo tha se disa persona mund të jenë vënë në shënjestër të dy burrave, ndërsa të tjerë janë “sulmuar rastësisht”.