
Kandidati I PSD Elbasan Bruno Murtini përmes reagimeve në rrjetet sociale I ka bërë thirrje qytetarëve të qarkut Elbasan që më 11 maj ti besojnë programit të PSD dhe ta votojnë atë.
Si një djal I lindur dhe I rritur në qytetin e Elbasanit, Bruno Murtini prej vitesh jep kontributin e tij si mjek stomatolog duke fituar besimin e qytetarëve jo vetëm si profesionist por edhe si një djal me aftësi drejtuese dhe vizion për të ardhmen.
Statusi I plotë: “Të dashur qytetarë të qarkut Elbasan, miq, të afërm dhe pacientë!
Ky nuk është thjesht një moment zgjedhjesh—ky është momenti ynë!
Ju më njihni nga puna dhe përkushtimi, jo nga fjalët boshe. Sot kam nevojë për mbështetjen tuaj. Nuk kërkoj thjesht votën tuaj, kërkoj besimin tuaj—atë që e kemi ndërtuar bashkë ndër vite.
Votoni BRUNO MURTINI – Nr. 11 dhe bëhuni pjesë e ndryshimit. Mos lini të tjerët të vendosin për ju!
Unë gjithmonë kam qenë pranë jush—sot BESOJ në mbështetjen tuaj!
Bruno Murtini!
