Kane ende s’ka folur me Tottenhamin për të ardhmen, i fokusuar në “Euro 2020”

0
173

Kane nuk dëshiron të flasë për të ardhmen. Është i fokusuar me Anglinë në Kampionatin Evropian.

Harry Kane pretendon se nuk ka pasur asnjë kontakt me Tottenham në lidhje me të ardhmen e tij, me kapitenin e Anglisë të përqendruar në “Euro 2020”.

Manchester City raportohet se ka bërë gati 100 milionë funte për 27-vjeçarin, Pep Guardiola e do patjetër për ta zëvendësuar të larguarin, Sergio Aguero, raporton Gazeta Express.

“Të jem i sinqertë, kur jam me Anglinë jam i fokusuar vetëm në Anglinë”, u shpreh ai.

“Vëllai im është agjenti im, por me të kam folur vetëm para disa javësh. Po tentoj të ndihmoj shokët, të jem lider i këtij ekipin dhe të rinjtë këtu. Nuk po brengosem për asgjë tjetër çka ndodh jashtë. Nuk i lexoj as mediat se çfarë thonë. Tani për tani jam i fokusuar vetëm në Evropian”. /Gazeta Express/